“Ajo që po ndodh në PS, show i radhës”/ Mbledhjet e vazhdueshme, tensione brenda partisë, gazetari sjell detaje

“Ajo që po ndodh në PS, show i radhës”/ Mbledhjet e vazhdueshme, tensione brenda partisë, gazetari sjell detaje

Gazetari Julian Hoxhaj, i ftuar në nje studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te tensionet e raportuara brenda Partisë Socialiste pas mbledhjeve të fundit. Sipas tij, situata e krijuar në PS nuk përbën një krizë reale, por një “show” i qëllimshëm që, sipas tij, i shërben kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Balluku për të larguar vëmendjen nga çështje të tjera. “Në mendimin tim është një show i radhës ajo që po ndodh në PS dhe kjo i intereson vetëm Ramës dhe Ballukut për të hequr vëmendjen nga aferat,” u shpreh Hoxhaj. Ai theksoi se, pavarësisht zërave kritikë brenda mazhorancës, situata nuk ka arritur në një pikë krize. “Ka deputetë brenda PS që nuk janë dakord me Ramën, sidomos...