Afera Bankers! GJKKO liron nga qelia CEO-n e kompanisë, e lë në arrest shtëpie

Afera Bankers! GJKKO liron nga qelia CEO-n e kompanisë, e lë në arrest shtëpie

Hongping Xiao TIRANË-Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia dhe ka vendosur masën “arrest shtëpie” për CEO-n kinez të kompanisë Bankers Petroleum, Hongping Xiao. Ky i fundit ishte i vetmi që ndodhej në masën “arrest në burg” për këtë çështje, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë, janë në masa më të buta si arresti i shtëpisë. Në nëntor, GJKKO zëvendësoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ me ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtorin e ‘Bankers Petroleum’ Leonidha Çobo. Leonidha Çobo u arrestua në korrik të këtij viti me urdhër të Gjykatës së Fierit së bashku me 9 persona të tjerë pas një aksioni të zhvilluar në zyrat e “Bankers Petroleum Albania” në Fier. Në "Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Zyrtarët akuzohen për...