Adnan Xholi futet në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, dorëzon aplikimin në KLP, ja kush është…

Adnan Xholi futet në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, dorëzon aplikimin në KLP, ja kush është…

Rigels Seliman Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interes për garën për Prokuror të Përgjithshëm. Prokurori i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka dorëzuar aplikimin e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Xholi ka kandiduar edhe më parë dy herë për drejtues të SPAK-ut dhe ka mbajtur postin e shefit të Seksionit Kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Posaçme. Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfundon më 1 gusht, në orën 00:00. Deri atëherë pritet të paraqiten edhe kandidatë të tjerë. Më pas, deri më 14 gusht, KLP do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një...