Abuzimi me tenderë 30 mln euro, nis seanca për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 14 të pandehurit e tjerë

Abuzimi me tenderë 30 mln euro, nis seanca për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 14 të pandehurit e tjerë

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe 14 të pandehurve të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe punonjës të Bashkisë Kolonjë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Ata akuzohen për veprat penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës, në lidhje me një hetim të Prokurorisë së Posaçme për tre procedura prokurimi të zhvilluara gjatë vitit 2020, me një vlerë totale mbi 30 milionë euro. Në këtë fazë të procesit, GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin e çështjes në gjykim. Gjykata mund të vendosë pranimin e kërkesës dhe nisjen e procesit gjyqësor, kthimin e dosjes për plotësim hetimesh ose pushimin e çështjes. Në listën e të...