Abuzimet në shtet, KLSH zbuloi mbi 5.7 miliardë lekë dëm buxhetit nga keqmenaxhimi i Doganave

Abuzimet në shtet, KLSH zbuloi mbi 5.7 miliardë lekë dëm buxhetit nga keqmenaxhimi i Doganave

Abuzimet në shtet, KLSH zbuloi mbi 5.7 miliardë lekë dëm buxhetit nga keqmenaxhimi i Doganave Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka gjetur një sërë problematikash në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, duke theksuar mangësi në mbledhjen e të ardhurave, kontrollin e mallrave dhe zbatimin e procedurave. Sipas auditimit për vitin 2024, të ardhurat doganore kanë rezultuar më të ulëta se plani, kryesisht për shkak të mosrealizimit nga TVSH-ja në import, akcizat, renta minerare dhe taksat doganore. Sipas të dhënave të raportit, shqetësimi kryesor lidhet me mënyrën e kontrollit dhe verifikimit të mallrave. Në disa raste, dokumentacioni i importit dhe eksportit nuk ka qenë i plotë, duke munguar certifikatat e origjinës ose informacioni i detajuar për mallrat, si kodi tarifor dhe karakteristikat teknike. Kjo ka...