Abuzime me miliona euro/ Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci merret i pandehur nga SPAK
Ish-kryetari i Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”. Sipas burimeve, bashkë me të janë marrë të pandehur edhe shtetasit Edmonda Harizi, Bersant Ylli dhe Feta Hoxha, të cilët dyshohet se janë përfshirë në të njëjtën procedurë të kundërligjshme. Burime bëjnë me dije se hetimet kanë evidentuar shkelje në një procedurë prokurimi që lidhet me një projekt për ujësjellësin në 8 fshatra të zonës. Gjolek Guci ka drejtuar Bashkinë e Memaliajt për disa mandate, deri në zgjedhjet e fundit vendore, kur kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Albert Malaj, fitoi me një diferencë prej 312 votash. Ndaj Gucit, sipas raportimeve, ka pasur edhe denoncime të tjera nga qytetarë dhe nga Partia...
Burimi:
gijotina.com