Abilekaj u “fik” entuziazmin mbrojtësve të SPAK-ut: Kam frikë nga kompetencat e mëdha që marrin institucionet

Abilekaj u “fik” entuziazmin mbrojtësve të SPAK-ut: Kam frikë nga kompetencat e mëdha që marrin institucionet

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emision u shpreh kritik ndaj punës së SPAK në vitin 2025. Ai renditi disa prej arrestimeve dhe ngritjes së akuzave më të bujshme ndaj disa politikanëve të lartë, duke u shprehur se rëndësi ka zbatimi i shtetit të së drejtës. “Nuk e ndaj entuziazmin për SPAK-un dhe drejtësinë e re. Unë kam frikë jo nga SPAK-u, por nga kompetencat e mëdha që marrin institucionet. Në asnjë rast nuk ka ndodhur që të sfumohet puna e SPAK-ut. Thuhet nëse i bëri mjaftueshëm, por jo pse sulmohet. As për Veliajn as për Ballukun, as AKSHI-in. Por është rasti i dosjes “Metamorfoza” që është dështim, u dënuan disa me një vit me dy vite, njërit do t’i ktheni paratë tjetrit banesat. Dua...