A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!
Në Komisionin për Nismat Ligjore, deputeti i PD-së Gjin Gjoni i ka drejtuar kreut të SPAK, Klodian Braho, një pyetje lidhur me mundësinë e nisjes së hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama apo thirrjen e tij si person në dijeni për çështjen “Albanian Files” dhe çështje të tjera. Ndërkohë, kreu i SPAK, Klodian Braho, u përgjigj se nuk do të komentojë çështje konkrete, ndërsa theksoi se çdo person mund të hetohet nëse ekzistojnë prova dhe nevoja hetimore. “Nuk kam asnjë koment. Nëse dikush ka prova, është i ftuar t’i depozitojë dhe të marrë përgjigje ligjore sipas ligjit. Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK. Këtë e them me bindje. Kushti është nevoja hetimore dhe prova për kryerjen e një vepre penale”, tha Braho. Ai foli gjithashtu...
Burimi:
gijotina.com