A do të arrihet një marrëveshje SHBA-Iran? Katari dërgon ekip negociator në Teheran, Reuters: Diferencat mes palëve janë ngushtuar
Një ekip negociator i Katarit ka mbërritur në Teheran në koordinim me Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje që synon përfundimin e luftës me Iranin dhe zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura mes palëve. Reuters raporton se Doha po rikthehet në rolin e ndërmjetësit diplomatik në rajon, pavarësisht tensioneve të fundit me Iranin, i cili gjatë konfliktit goditi Katarin me raketa dhe dronë, duke dëmtuar infrastrukturën strategjike të gazit natyror të lëngshëm në Ras Laffan. Aktualisht është në fuqi një armëpushim i brishtë mes Iranit dhe aleatëve SHBA-Izrael, pas luftimeve që nisën më 28 shkurt. Megjithatë, negociatat mbeten të vështira për shkak të mosmarrëveshjeve mbi programin iranian të pasurimit të uraniumit dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për...
Burimi:
top-channel.tv