80-vjeçari i mori jetën gruas dhe më pas qëlloi veten, viktima ende në morg, askush nuk po e tërheq trupin e tij
Trupi i 80-vjeçarit, i cili një ditë më parë vrau me pushkë gruan dhe më pas qëlloi veten, ndodhet ende në morg. Varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë. Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët. Të 9-të fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre.
Burimi:
sot.com.al