7 protestues të PD-së përballë drejtësisë, masa e sigurisë jepet nesër (Emrat)
Nesër (e premte) në mesditë, 7 të ndaluarit gjatë protestës së 10 shkurtit e organizuar nga opozita do të paraqiten në gjykatë për shqyrtimin e masave të sigurisë. Policia ka deklaruar se të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”; Sic njofton Klodiana Lala, 7 protestuesit e ndaluar janë: Rei Bogdani Sindrit Peka Joel Korbi Kreshnik Kastrati Zeni Guraj Daniel Zekaj Oresti Halilaj
Burimi:
sot.com.al