“60 policë do të mjaftonin”/ Gjyqtarët ndjehen të pasigurt, kërkohet një polic në çdo kat të gjykatës, por s’ka buxhet
Siguria vijon që të mbetet shqetësim serioz për togat e zeza në godinat ku japin drejtësi në emër të republikës. Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, në një bashkëbisedim me gazetarët theksoi kërkesat e vazhdueshme që ka bërë për prezencë të policisë në gjykatë dhe në ruajtjen e ambienteve “60 punonjës policie do të mjaftonin për sigurinë tonë. Duam nga një polic për kat. Godinat e gjykatave ku ka prova të rëndësishme pasdite i ruan Zoti’, tha Hoxha. Përveç sigurisë, një tjetër problem shqetësues sipas nënkryetarit të gjykatës është edhe mungesa e ambienteve, aktualisht në gjykatën penale operohet vetëm me 3 salla. “Nevojë ulëritëse për ambiente. Kemi kërkuar buxhet na i kanë aprovuar vetëm 10%”, shprehet ai. Aktualisht gjykata e Tiranës funksionon me 55...
Burimi:
top-channel.tv