590 hektarë tokë bujqësore me prezencë uji në Shkodër
Prefektura e qarkut Shkodër ka bërë një përditësim të situatës pas reshjeve të dendura dhe motit të keq të ditëve të fillimjanarit. Nga monitorimi i vazhdueshëm gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, Prefektura Shkodër cilëson se situata hidrologjike paraqitet e përmirësuar, me reduktim të ndjeshëm të sipërfaqes së tokës bujqësore me prezencë uji. Sipas njoftimit, nga rreth 760 hektarë me prezencë uji ditën e djeshme, sot sipërfaqja ka arritur në 590 hektarë, si rezultat i tërheqjes së niveleve të ujit në zonat e prekura. Sipas matjeve të realizuara sot në orën 06:30, nivelet e ujit janë në rënie, Buna – Ura e Pazarit: 8.40 m, Drini – Bahçallëk: 7.80 m dhe Buna – Dajç: 6.38 m. Në njoftim thuhet se në fshatin Obot...
Burimi:
kohajone.com