54 ditë revoltë qytetare kundër Edi Ramës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

54 ditë revoltë qytetare kundër Edi Ramës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Lëvizja qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, ku do të zhvillohet protesta e 54 radhazi me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.Protestuesit do të mblidhen fillimisht në Sheshin Skënderbej, nga ku më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke deklaruar se mobilizimi do të vijojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Për 54 ditë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet duke protestuar ndaj një sërë çështjesh që, sipas tyre, dëmtojnë interesin publik. Mes tyre përmenden kundërshtimet ndaj investimit në Zvërnec, ligjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe...