53-vjeçarja mbytet duke ngrënë në një lokal në Tiranë, reagon policia

53-vjeçarja mbytet duke ngrënë në një lokal në Tiranë, reagon policia

Një grua 53-vjeçare ka ndërruar jetë sot teksa konsumonte ushqim në një lokal në Tiranë dhe dyshohet se shkaku ka qenë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Tiranës, e cila ka identifikuar gruan me inicialet G.D. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet. “Shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë