5 vite më parë Gentian Qarri u vra me breshëri kallashnikovi! Nga Hajrulla te ‘Pole Qorri’, kush po kërkohet nga SPAK

5 vite më parë Gentian Qarri u vra me breshëri kallashnikovi! Nga Hajrulla te ‘Pole Qorri’, kush po kërkohet nga SPAK

Gentian Qarri, Inez Hajrulla dhe Flodian Plaku VLORË-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar këtë të shtunë, 7 mars, shtatë urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për krime të rënda. Operacioni është zhvilluar në qytetin e Vlorës, ku forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar që në orët e para të mëngjesit në zonën e “Ujit të Ftohtë”.  Sipas raportomeve aksioni dyshohet se lidhet me zbardhjen e vrasjes së Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur më 6 shkurt 2021 në Vlorë.  Atentati ndaj 40-vjeçarit ndodhi në lagjen “29 Nëntori”, pranë bibliotekës së qytetit. Qarri u qëllua me kallashnikov nga një automjet në lëvizje. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup. Ai mbeti fillimisht i plagosur dhe u...