“4 mln euro në vend t’ia japin pensionistëve, shkojnë i lënë në tallava”/ Qytetari i revoltuar: Po tallen me ne
Sot mbahet protesta e 38 kundër Ramës. Në sheshin “Skënderbej” ka nisur organizimi i protestuesve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit. Një pensionit i cili i është bashkuar kësaj proteste, ka shprehur indinjatën e tij lidhur me qeverisjen. “I bëj thirrje zotit Berisha të mos ndërhyjë këtu. Berisha po tall bythën me ne. Edhe ky tjetri më keq se ai. Ato 4 mln euro në vend të ja japin pensionistë, por shkojnë i lënë në tallava. Tallin bythën. Shkon Rama të bëjë të bukur Kryeministrinë e tij. Sot duhet mbi 150 mijë euro të marrësh një hyrje. Këta nuk kanë bërë asnjë gjë për ne, as për popullin që po ha dhe”, tha ndër të tjera ai.
Burimi:
sot.com.al