Fluks i lartë në Kapshticë, shtohen sportelet për të përballuar lëvizjet në kufi
Fluks i lartë në hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës. Burime bëjnë me dije se fluksi më i lartë i lëvizjeve është aktualisht në anën greke të kufirit. Për të përballuar rritjen e lëvizjeve, policia kufitare greke dhe ajo shqiptare po punojnë me nga pesë sportele secila. Shtimi i sporteleve ka shmangur krijimin e radhëve të gjata në të dyja anët e kufirit. Fluksi më i madh është në dalje nga pala greke dhe në hyrje nga pala shqiptare.
Burimi:
sot.com.al