4.2 mln € për koncertin e Kanye West, protestuesi: Kishim blerë 8 mijë krevate në spitale, as në ëndërr nuk do i shohim

4.2 mln € për koncertin e Kanye West, protestuesi: Kishim blerë 8 mijë krevate në spitale, as në ëndërr nuk do i shohim

Edhe një tjetër protestues foli sërish për aktin normativ 4.2 mln euro për mbarëvajtjen e koncertit të Kanye West. Ai tha se me ato para do ishin blerë pajisje mjekësore. “Lekët që i ke dhënë amerikanit, me to kishim blerë 47 ambulanca. Me këto 4 milionë euro kishim blerë deri në 8 mijë krevate dhe 5 mijë kondicionerë. Pacientët tanë do të ishin më komodë në spitalet tona. Por në ëndërr do t’i shohim këto pajisje, po nuk u rrëzua ky kryeministër”, tha protestuesi.