36 ditë revoltë! Sheshi sërish plot, aktivistja: Zëri i protestës po dëgjohet edhe në diasporë

36 ditë revoltë! Sheshi sërish plot, aktivistja: Zëri i protestës po dëgjohet edhe në diasporë

Një aktiviste, gjatë fjalës së saj në protestë, deklaroi se tubimet e zhvilluara së fundmi kanë marrë vëmendje edhe nga masiviteti i pjesëmarrjes së diasporës shqiptare. Ajo u shpreh se protesta e djeshme ka pasur jehonë të gjerë dhe, sipas saj, ka sjellë reagime edhe nga jashtë vendit. “Jemi në ditën e tretë të diasporës. Jemi dëshmitarë të protestës së djeshme madhështore që pati jehonë në mediat ndërkombëtare. Ka pasur reagime në BE dhe Amerikë, si pasojë e vullnetit tonë,” u shpreh ajo. Sipas aktivistes, pjesëmarrja e qytetarëve dhe e diasporës tregon forcimin e bashkimit qytetar dhe zgjerimin e mbështetjes për protestën.“Shqiptarët dhe diaspora bashkë do ta heqin këtë kryeministër dhe gjithë establishmentin,” deklaroi ajo.