336 milion lekë për shëtitoren Taulantia në Durrës, ujërat e zeza sërish në det
Çdo mëngjes Kastrioti e pin kafen në një nga baret e shumtë përballë detit në shëtitoren Taulantia në Durrës. Ai komenton me zë të ulët punën e ekskavatorëve, që kanë rifilluar punë pas gati një viti për rindërtimin e shëtitores që përfundon te Sfinksi, por që durrsakët e quajnë ende Brryli. “Inshaallah e kryejnë këtë vit, se në tabelë shkruhet që do të mbarojë për tetë muaj,” thotë Kastrioti, të cilit nuk i pëlqen që ti dalë emri në gazetë. Ai tregon se përveç gurëve për ta zgjeruar shëtitoren në dëm të detit, kompania zbatuese e punimeve po hedh “beton dhe hekur pa hesap.” “Nuk e kuptoj se ku do ti drejtojnë ujërat e restoranteve, që deri tani hidheshin në det,” pyet Kastrioti, ndërsa ndez...
Burimi:
sot.com.al