330 milionë lekë dëm me tendera/ SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”. Pak ditë pasi Roshi u paraqit në SPAK dhe firmosi mbylljen e hetimeve, prokurori Elvin Gokaj depozitoi në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim. Hetimi ndaj Roshit nisi pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në shtator të vitit 2015. Sipas kallëzimit, Roshi dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh përmes procedurave të tenderimit për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve. Shkeljet u konstatuan pas një auditi për periudhën janar 2013 –...
Burimi:
gijotina.com