3 orë e 30 minuta drejt Majës së Korrës, itinerari i frikshëm i Armand Shakajt për të zhdukur trupin e Eglant Koçit!
Pasi më 4 qershor ekzekutoi Eglant Koçin me plumb në kokë në lokalin dhe zyrat e tij pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, Armand Shakaj të nesërmën më 5 qershor realizoi edhe zhdukjen e trupit, duke përdorur një plan të mirëmenduar në detaje si një vrasës gjakftohtë. Ai futi trupin e pajetë të Koçit, në makinë e tij tip “Porche”, të cilën e dërgoi me karrotrec deri në fshatin Ibë, me qëllim humbjen e gjurmëve. Shakaj i tha drejtuesit të karrotrecit se makinë po e dërgonte në servis. Më pas ai ka udhëtuar nga Iba në drejtim të fshatit Cërrujë, zonë të cilën e njihte shumë mirë pasi e frekuentonte shpesh për të bërë relli me motora. Këtë e tregon edhe itinnerari i rrugës që...
Burimi:
sot.com.al