282 aksidente në 3 muajt e parë të vitit, 391 të vrarë e të plagosur, 2025-a, viti më fatal në 5 vitet e fundit, 200 viktima në rrugë
Tragjedia në Durrës, që tronditi opinionin publik, pasi dy fëmijë humbën jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, rikthen sërish vëmendjen tek një fenomen që, pavarësisht masave dhe kontrolleve, vijon të marrë jetë në rrugët shqiptare.Një analizë e statistikave të pesë viteve të fundit tregon një realitet shqetësues. Numri i aksidenteve ka njohur ulje dhe ngritje, por bilanci i viktimave mbetet alarmant, madje viti 2025 rezulton më fatali i kësaj periudhe.Në vitin 2021, në të gjithë vendin u regjistruan 1376 aksidente rrugore. Si pasojë, 1860 persona u përfshinë në ngjarje rrugore dhe 197 prej tyre humbën jetën.Një vit më pas, në 2022-shin, aksidentet ranë në 1165, ndërsa edhe viktimat pësuan ulje, me 164 jetë të humbura — shifra më e ulët e pesë viteve të...
Burimi:
sarandanews.com