28 ditë protesta, qytetari: Çdo vendim i Ramës ka qenë antishqiptar, i ndan pasuritë me miqtë, populli nuk fiton asgjë
Teksa vijon grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, një protestues ka deklaruar se ai ka dalë pasi Rama po ndan pasuritë me miqtë e tij dhe populli nuk përfiton asgjë. Ai tha se edhe “Paketa e Maleve” është për të vjedhur pronat. “Gjithçka na ka shtyrë të dalim, çdo vendim i Ramës është antishqiptar, me shkatërrimin e pronës. Populli nuk ka përfituar asgjë. Tani ka hapur paketën e Maleve që është e vjedhjes së maleve.Projekti i Skavicës është antishqiptar, sepse përmbyt tokat, trojet dhe shtëpitë. Jam për të gjitha shqetësimet”, tha i moshuari.
Burimi:
sot.com.al