Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
250 persona në spital gjatë ndërrimit të viteve në spitalin e Durrësit, mes tyre persona të dehur
Durrësi ka kaluar një natë relativisht të qetë gjatë ndërrimit të viteve, pa incidente të rënda të rendit dhe sigurisë publike. Burime nga policia bëjnë të ditur se, deri tani, nuk janë raportuar ngjarje problematike, me përjashtim të një zjarri të dyshuar si aksidental, i cili ka rënë gjatë natës në një market në lagjen nr. 8 të qytetit. Zjarri u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, duke shmangur përhapjen e flakëve dhe dëme më të mëdha materiale. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, situata ka qenë më e ngarkuar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit. Burime spitalore konfirmojnë se rreth 250 persona janë paraqitur gjatë natës së kaluar dhe në orët në vijim, me problematika të ndryshme shëndetësore,...