”21 Janari”, Taulant Balla vizitë tek nëna e Hekuran Dedës: Jeton me shpresën se drejtësia do të arrijë të tregojë

”21 Janari”, Taulant Balla vizitë tek nëna e Hekuran Dedës: Jeton me shpresën se drejtësia do të arrijë të tregojë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla vizitoi nënën e një prej viktimave të ngjarjeve të 21 Janarit në bulevard, Hekuran Dedës. Për arsye shëndetësore, ajo sot për herë të parë në këto 15 vjet mungoi në ceremoninë përkujtimore me karafilë të kuq në vendin ku iu vra i biri. “Sot, ndryshe nga çdo 21 Janar i këtyre 15 viteve, mungoi nëna e dëshmorit Hekuran Deda”, shkruan Balla, duke theksuar se arsyeja e mungesës lidhet me moshën e saj të thyer. Sipas tij, ajo mban mbi supe 87 vite jetë dhe një brengë të madhe që nuk është shuar as me kalimin e kohës. Balla tregon se e ka takuar në mbrëmje nënën e Hekuran Dedës dhe se ajo i është shfaqur e fortë...