21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën
Ish-presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Kreu i Partisë së Lirisë është shoqëruar nga forcat e Policisë për në ambientet e SPAK, ku edhe u pyet si person që ka dijeni për çështjen. Pas dëshmisë së dhënë prej rreth 2 orë e gjysmë është larguar nga ambientet e SPAK drejt ‘313-ës’, Ka qenë vetë Ilir Meta që i kishte kërkuar SPAK të pyetej mbi hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, dosje që po hetohet prokurori Alfred Shehu. Protesta e 21 Janarit, ku 4 protestues u vranë, ndodhi pas publikimit të një video skandali mes zv.kryeministrit të asaj kohe Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Hetimet për vrasjet e 21 janarit nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat...