20 ditë kërkim pa rezultat për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit në Klos, FSK i vjen në ndihmë ekipit shqiptar

20 ditë kërkim pa rezultat për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit në Klos, FSK i vjen në ndihmë ekipit shqiptar

Forcat e Sigurisë së Kosovës, FSK, do t’i vijë në ndihmë ekipit shqiptar për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit, Jurgen Karaj, në Klos. I riu ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku drejtues ishte Andi Losha, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit. Trupi i 30-vjeçarit nuk është gjetur edhe pas 20 ditësh kërkime. Ishte ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, që bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale. “FSK në mision kërkim-shpëtimi në Republikën e Shqipërisë Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Qeveria e Republikës se Kosovës në mbledhjen e saj të 286 ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për angazhimin e  një kontingjenti të Kërkim-Shpëtimit, të...