2 milionë euro hynë nga porti i Vlorës dhe u pastruan te “exchange” në Tiranë, zbardhen përgjimet në “Sky ECC”
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e SPAK ndaj grupit kriminal të goditur disa javë më parë. Ku një grup biznesmenësh ishin të lidhur me narkotrafikantët shqiptarë të kokainës, për të trafikuar drogë nga Amerika Latine, si edhe për të bërë pastrimin e të ardhurave nga shitja e saj, në kullat e ndërtimit. Në përgjimet e fundit janë zbardhur biseda nga aplikacioni “SkyECC”, ku flitet për transportimin e sasive të mëdha të parave të përfituara nga trafikimi i kokainës drejt Shqipërisë. Paratë dyshohet se futeshin në vende të fshehura në automjete të cilat mbërrinin me traget në Portin e Vlorës. Në një bisedë të regjistruar në janar të 2021-shit, personi nën hetim, Ardian Zykaj, ka komunikuar me të tjerë anëtarë të grupit për...
Burimi:
sot.com.al