11 lagje probleme me ujin e pijshëm në Durrës, shkak defekti i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave
Për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, i shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, qyteti i Durrës dhe lagjet e tij mund të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Autoritet njoftojnë se do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet: 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15. Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv