“10 gëzhoja gjenden në vendngjarje”/ Vrasja në Kamëz, policia zbardh detaje: Ardian Baloshi u qëllua me plumb në kokë..
Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Kamëz, ku mbeti i vrarë Ardian Baloshi. Viktima u qëllua për vdekje nga autori ende në kërkim Sadik Llani. Bëhet me dije se 10 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, teksa viktima është qëlluar me 1 plumb në kokë, në rrugën “Dervish Luzha”. Autori ka gjurmuar edhe shokun e Ardian Baloshit por nuk e kanë kapur plumbat.
Burimi:
sot.com.al