“0900 kam për ty”/ Ofendoi Vokshin në Parlament, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD, nuk përjashton Ballën
Sekretariati i Etikës në Kuvend ka rrëzuar kërkesën e PD për përjashtimin e deputetit socialist Taulant Balla, pas debatit dhe fyerjes ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi gjatë seancës së fundit plenare. Opozita kishte kërkuar përjashtimin e Ballës nga Kuvendi për një periudhë prej 60 ditësh, pasi gjatë përplasjes verbale ai iu drejtua Vokshit me një koment që u konsiderua ofendues, duke deklaruar se “e ka numrin 0900”. Pavarësisht kërkesës së opozitës, Sekretariati i Etikës vendosi të mos marrë masë disiplinore ndaj deputetit socialist. Përplasjet dhe tensionet në sallën e Parlamentit kanë sjellë reagime edhe nga shumica. Partia Socialiste e Shqipërisë ka propozuar miratimin e një rezolute në Kuvend për të dënuar gjuhën fyese dhe degradimin e debatit politik gjatë seancave parlamentare.
Burimi:
sot.com.al