Aktori denoncon vandalizimin e banesës pas shkrimeve kundër dhunës në protestë: Do të mbyll qepenat, të marr një armë dhe të ruaj veten!

Aktori denoncon vandalizimin e banesës pas shkrimeve kundër dhunës në protestë: Do të mbyll qepenat, të marr një armë dhe të ruaj veten!

Aktori dhe regjisori Hervin Çuli, i ftuar në Top Story me Grida Dumën, ka zbuluar se hyrja e banesës së tij është vandalizuar dhe është kërcënuar pas shkrimeve të bëra kundër dhunës në protestë. “Kur hapa derën e shtëpisë gjeta një shenjë që s’më pëlqeu. Diçka që nxjerr njeriu nga trupi i tij me një X të madh. Unë jam njeri i thjeshtë, jetoj në një lagje jo të paqtë, por jam i identifikueshëm. Kam bërë disa shkrime në lidhje me protestën. Besoj se është për shkak të këtyre reagimeve, jam i identifikueshëm kollaj, njerëzit më gjejnë. Unë nuk kam vila, nuk jetoj si Edi Rama. Ne që themi fjalën tonë dhe jemi njerëz të thjeshtë, mund të themi fjalën tonë. Shteti ka rënë, unë...