Aktivistja i këndon këngë deputetes së PS: Zegjine o Zegjine, ti nuk di të numërosh, shko në shkollë të mësosh! Plas debati

Aktivistja i këndon këngë deputetes së PS: Zegjine o Zegjine, ti nuk di të numërosh, shko në shkollë të mësosh! Plas debati

Një përplasje verbale është shënuar pranë Kryesisë së Kuvendit mes aktivistes Arvina Lleshi dhe deputetes Zegjine Çaushi, teksa kjo e fundit ishte duke folur ne telefon. Aktivistja i ka zënë pritë deputetes dhe i është drejtuar me një varg ironik, që asaj i këndohet edhe në protestë nga qytetarët. “Përshëndetje Zegjine. E ke dëgjuar atë këngën: ‘Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkollë që të mësosh!’”, i tha aktivistja deputetes. Çaushi reagoi duke i kërkuar të ndalonte, ndërsa mes tyre nisi një debat. Debati: Arvina Lleshi: Përshëndetje Zegjine. E ke dëgjuar atë këngën: ‘Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkoll që të mësosh!’. Zegjine Çaushi: Po si nuk të vjen zor?!...