Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës
Aktivisti Mirjan Aliaj në protestën e 99-të deklaroi se shqiptarët kanë shprehur qëndrimin e tyre dhe kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e Ramës. Ai u shpreh se Rama prezantoi Radar, praninë besnike, pasqyrë Albania, por me këto qasje po kthen Partinë e Punës. “Kemi një qeveri arrogante që nuk punon për qytetarët. Kemi dalë në shesh sepse kemi parë me sytë tanë dhe e kemi përjetuar abuzimin qeveritar, krimin korrupsioni, arrogancën dhe keqqeverisjen. Kjo që po ndodh në këtë shesh po ndodh sepse ne, sidomos këto 13 vite nuk jemi ndjerë të përfaqësuar nga asnjë politikan, nga asnjë parti dhe asnjë organizim politike. Rama na prezantoi Radar, prania besnike, pasqyrë Albania, por këto ditë ajo që kemi parë është ulëritëse dhe duhet të na motivojë...
Burimi:
gijotina.com