Aktivisti Ilir Xhemalaj thirrje për protestë para Parlamentit: Të jemi sa më shumë dhe t’i rrëzojmë!
Aktivisti Ilir Xhemalaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën para Parlamentit të enjten, duke kërkuar që qytetarët të bashkohen dhe të vijojnë reagimin kundër mazhorancës socialiste dhe qeverisë. Xhemalaj u shpreh se protesta duhet të jetë një moment për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë sa më të shumtë në numër. “Ditën e enjte të jemi sa më shumë në Parlament dhe të luftojmë që t’i rrëzojmë, se ndryshe ata do na rrëzojnë neve dhe do të duhet të largohemi nga ky vend i bekuar”, deklaroi Xhemalaj. Aktivisti tha gjithashtu se prej kohësh ka ngritur shqetësime për ndikime të huaja dhe për zhvillimet që, sipas tij, po cenojnë shtetin shqiptar. Ai iu referua edhe zhvillimeve të fundit...
Burimi:
gijotina.com