Aktivisti Edison Lika: Të shfuqizohet paketa e maleve dhe ligji për investitorët strategjikë, nuk ndalemi pa dorëheqjen e Ramës!

Aktivisti Edison Lika: Të shfuqizohet paketa e maleve dhe ligji për investitorët strategjikë, nuk ndalemi pa dorëheqjen e Ramës!

Qëndresa e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë ka shënuar sot ditën e saj të 114-të radhazi. Përmes fjalimeve të mbajtura në shesh, protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të aksionit të tyre, duke thirrur një protestë të madhe përpara Parlamentit ditën e enjte në orën 10:00. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, aktivisti Edison Lika theksoi se rezistenca 114-ditore e qytetarëve ka detyruar mazhorancën të tërhiqet apo të hezitojë me nisma të caktuara ligjore, ndërsa kërkoi anulimin e plotë të paketave ligjore që lidhen me pronat dhe investimet strategjike. “Ditën e enjte në orën 10 të jemi te parlamenti për të kërkuar shfuqizimin e ligjit 21/2024, anulimin e paketës së maleve dhe anulimin për ligjin për investitorin strategjik! Fakti që këta kanë shkuar në...