“Aktivistët u arrestuan për qëllime politike”, Vatnikaj: Të qëllosh zyrtarët me vezë s’është dhunë, por akt rebelimi
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 133-të kombëtare kundër qeverisë tha se gjykata liroi dy protestuesit, që qëlluan me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama. Vatnikaj theksoi se aktivistët u arrestuan për qëllime politike. Ajo nënvizoi se të qëllosh zyrtarët e lartë me vezë është akt rebelimi dhe jo dhune. Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Jemi dhe do jemi në këtë shesh sepse shqiptarët kërkojnë revolucion. Gjykata ka shpallur të paligjshme arrestimet e aktivistëve, që gjuajtën me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama. Policia i ka arrestuar dhe mbajtur në burg aktivistët në mënyrë të paligjshme. Aktivistët u arrestuan për motive politike. Të godasësh me vezë makinën e zyrtarëve s’është akt dhune, por është akt rebelimi. Nuk është akt dhune, ashtu siç e...
Burimi:
gijotina.com