Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion ndaj makinave luksoze që qarkullojnë në kryeqytet, me fokus të veçantë verifikimin e origjinës së mjeteve dhe burimit të pasurisë së përdorur për blerjen e tyre. Gjatë kontrolleve janë verifikuar dhjetëra automjete luksoze përmes një aparature të posaçme, e cila mundëson kontrollin e të dhënave identifikuese të mjeteve. Pas verifikimit në sistem, Policia thotë se ka kryer kontrolle të mëtejshme për pronësinë, origjinën dhe historikun e automjeteve, përfshirë mënyrën e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre. Njoftimi: Tiranë/ Kontrolle të përqendruara ndaj automjeteve luksoze, në fokus verifikimi i origjinës dhe burimit të pasurisë. Strukturat e Policisë së Tiranës kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar...