Aksion i madh në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

Aksion i madh në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion të posaçëm për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, duke vënë në pranga 8 shtetas të dyshuar apo të dënuar për vepra të ndryshme penale, nga krimet e rënda dhe armëmbajtja pa leje, te narkotikët, vjedhja dhe falsifikimi i dokumenteve. Gjatë kontrolleve, njërit prej personave të kërkuar për trafik narkotikësh iu gjet dhe sekuestrua edhe një sasi Cannabis Sativa. Njoftimi i Policisë:  DVP Tiranë/Plan i posaçëm kontrollesh dhe punë operative intensive, me objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve në kërkim. Kapen 8 shtetas të përfshirë në krime të rënda kundër personit, armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe krime ekonomike. Njërit prej shtetasve të kërkuar për prodhim/shitje narkotikësh, në momentin e ndalimit, iu gjet dhe iu...