Aksidenti pranë Spitalit Memorial të Fierit/ Humb jetën drejtuesi 19-vjeçar
Aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në bypass-in Mbrostan-Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit ka shkaktuar një viktimë. Sipas informacioneve paraprake, Indrit Shyti, është 19-vjeçari i cili drejtonte automjetin tip ‘Volswagen’ me të cilin humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal. Si pasojë e plagosjes mbetën të lënduar dy pasagjerët dhe drejtuesi Shyti i cili nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra. Në fillim ia u transportua në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes kritike u dërgua për trajtim drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në të cilin ndërroi jetë
Burimi:
gijotina.com