Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar
Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord kokaine që dyshohet se arrin në rreth 10 tonë, të zbuluar brenda dy magazinave në zonën industriale El Labradorcico në Aguilas të Murcias. Zbulimi erdhi pas një incidenti të ndodhur më 30 tetor, ku një punëtor rrëzoi një paletë me mallra gjatë zhvendosjes me pirun ngritës. Drejtuesi i mjetit u largua me shpejtësi nga vendngjarja duke e lënë motorin ndezur, ndërsa efektivët e policisë që mbërritën për aksidentin zbuluan brenda kutive blloqe të presuara kokaine të mbështjella me neopren. Hetimet e menjëhershme të Gardës Civile çuan në kontrollin e dy ambienteve që shërbenin si bazë magazinimi të përkohshëm (Guarderias), ku në secilën prej tyre u gjetën mbi 5 tonë lëndë narkotike. Sipas autoriteteve dhe mediave spanjolle, pas kësaj...
Burimi:
javanews.al