Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas përplasjes, 2 viktima dhe 8 të plagosur
Një autobus është përfshirë nga flakët në Turqi, pas një aksidenti të rëndë në Autostradën Veriore Marmara, në Stamboll. Sipas raportimeve, autobusi, i cili udhëtonte në linjën Diyarbakir–Stamboll, u përplas me një kabinë pagese dhe menjëherë pas përplasjes automjeti shpërtheu në flakë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe ato mjekësore, ndërsa zjarri i fuqishëm vështirësoi përpjekjet për shpëtimin e personave që ndodheshin në autobus. Raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Burimi:
vizionplus.tv