Aksident tragjik në Peqin! Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë për në spital 70-vjeçari
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Bradashesh-Peqin, pranë zonës së Bradasheshit, ku një person ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, në aksident është përfshirë një automjet tip “Audi”, me targë AA 089 DJ, i drejtuar nga shtetasi me inicialet A.G. Mjeti ka përplasur një shtetas rreth 70 vjeç, të identifikuar si Xhemal Çela, banues në Bradashesh, i cili në momentin e ngjarjes po lëvizte me biçikletë. Përplasja ka qenë e fortë dhe 70-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda trupore. Pas marrjes së ndihmës së parë dhe trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është nisur drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar. Fatkeqësisht, Xhemal Çela ka ndërruar jetë gjatë...
Burimi:
gijotina.com