Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur (EMRI)
pamje nga aksidenti DURRËS- Një tjetër aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë 5 automjete. Sipas njoftimit të Policisë, përplasja nisi fillimisht mes 45-vjeçarit Hysen Balla dhe një kamioni, aksident që i mori jetën drejtuesit të automjetit. Më pas, në përplasjen zinxhir janë përfshirë edhe automjete të tjera që lëviznin në këtë aks. Ndërkohë, një grua që dyshohet se drejtonte një prej automjeteve është larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes, por më pas është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 05:20, në autostradën...
Burimi:
zeri.ai