Aksident tragjik në Athinë! 3 të rinj shqiptarë humbin jetën, dyshime për gara shpejtësie e video në TikTok
pamje nga aksidenti GREQI-Një aksident i rëndë me tre viktima është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Glyfada të Athinës. Mediat greke raportojnë se viktimat janë tre të rinj nga Fieri të moshës 18, 23 dhe 26 vjeç. Si pasojë e aksidentit edhe dy pasagjerë janë plagosur rëndë, ndërsa ndodhen në gjendje kritike në spitalin "Asklipio" të Voulës, duke luftuar për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në kryqëzimin e bulevardit Poseidonos me rrugën Kalypsous. Automjeti me pesë të rinjtë brenda ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një hoteli. Një klient i hotelit, që ndodhej në vendin ku ndodhi aksidenti, tha se u ngrit me vrull nga shtrati rreth orës 2 të mëngjesit dhe doli...
Burimi:
zeri.ai