Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e djalë

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e djalë

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e Dopajt, ku është përfshirë një automjet, i cili ka pësuar dëmtime të pjesshme. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosura dy persona, nënë e djalë. Fatmirësisht, të dyja mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Pritet që hetimet dhe veprimet e autoriteteve të zbardhin dinamikën e ngjarjes. Njoftimi: Rreth orës 08:15, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, shtetasja V. Z., 45 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë...