Aksident në Vlorë/ ‘Benz’-i përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari, dërgohet në spital

Aksident në Vlorë/ ‘Benz’-i përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari, dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pak çaste më parë në rrugën “Zenel Mura” të qytetit të Vlorës. Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me targa AA 007 NB, dhe një motor, me të cilin udhëtonte një 50-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në pjesën e kokës, konkretisht në ballë, dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 50-vjeçari mbante kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit, por ka pësuar dëmtime nga përplasja. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.