Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit, në fshatin Fshat të Klosit. Një automjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen” janë përplasur pak metra larg rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dyja automjetet. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesit e mjeteve ngrenë shqetësimin për sigurinë në këtë aks, duke deklaruar se në ditët me reshje shiu asfalti bëhet shumë i rrëshqitshëm, duke e kthyer rrugën në një “pistë patinazhi”. Sipas tyre, shkak është sipërfaqja tepër e lëmuar e asfaltit. Që prej ndërtimit të këtij aksi janë regjistruar dhjetëra aksidente, kryesisht...
Burimi:
gijotina.com